Bota

6 vende të BE-së rrëzojnë Britaninë si vendi më i vaksinuar në kontinent

Gjashtë shtete të BE -së kanë vaksinuar plotësisht një pjesë më të madhe të popullsisë së përgjithshme  sesa Mbretëria e Bashkuar, sipas një raportimi nga The Guardian.

Kjo për shkak se fushatës së vrullshme të vaksinimit në Britani i ka rënë intensiteti, teksa aktualisht ka vaksinuar plotësisht 57.3% të popullsisë dhe 69% pjesërisht.

Malta, Belgjika, Spanja, Portugalia, Danimarka dhe Irlanda kanë kapërcyer Mbretërinë e Bashkuar përsa i përket përqindjes së vaksinuar të popullsisë.

Sipas shifrave, deri më 4 gusht, Malta kishte vaksinuar plotësisht 88% të popullsisë së përgjithshme, ndërkohë që 91% kanë marr të paktën një dozë.

Belgjika ka vaksinuar plotësisht 61% të popullsisë dhe 70% pjesërisht; Spanja qëndron në raportet 60% të vaksinuar plotësisht dhe 70% pjesërisht; Portugalia 59% plotësisht e 70% pjesërisht; Danimarka me 58% plotësisht dhe 73% pjesërisht; dhe Irlanda me 57.4% plotësisht dhe 68% pjesërisht.

Lexo më shumë  ShBA-ja i bën presion Evropës për rezervat e naftës, e kërcënon me ndalim të eksporteve

Fushata, që nisi suksesshëm në Britani, u ngadalësuar për shkak se tashmë ndër personat që kanë ngelur pa vaksinuar, ka një pjesë që është skeptike për marrjen e saj. Tjetër arsye lidhet me faktin se Britania vetëm këtë javë shpalli fillimin e vaksinimit për grupmoshat 16-17, ndërkohë që vende të tjera të BE-së kanë javë që e kanë filluar.

Normat e vaksinimit po përparojnë ngadalë në çdo grupmoshë në Mbretërinë e Bashkuar, por veçanërisht në grupmoshën 18-29 vjeç-për shkak të perceptimit se të rinjtë nuk janë në rrezik. Rreth 33% e personave 18 dhe 30-vjeçarëve ende nuk kanë marrë dozën e tyre të parë.

E kundërta ndodhi me fushatën e vendeve të BE-së, e cila u përball me vonesa për shkak të problemeve të prodhimit dhe furnizimit me vaksina, por tashmë po ecën me ritme më të shpejta se vendet e tjera të zhvilluara.

Lexo më shumë  G7 hap rezervat strategjike, nxjerr deri në 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimet

Vende si Franca, madje, kanë ndërrmarr edhe masa shtrënguese për të rritur shifrat e vaksinimit përballë përhapjes së variantit ngjitës Delta të koronavirusit.

Të dhënatdo të bëjnë presion mbi qeverinë e Boris Johnson për të rindezur një program që filloi si një nga më të shpejtët në botë,

Të dhënat mendohet se do të shtojnë presionin mbi qeverinë e Boris Johnson për nevojën e një hovi të ri vaksinimi, për të shmangur kthimin e izolimit në shtator./exit

RRUGA PRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *