Bota

6 të vdekur nga sulmet me raketa në Lviv të Ukrainës, plagosen disa të tjerë

Gjashtë persona janë vrarë dhe tetë kanë mbetur të plagosur në sulmet me raketa në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv këtë mëngjes, sipas guvernatorit rajonal Maksym Kozystkiy, shkruan The Guardian-i.

Për sulmet në qytet ka raportuar gjithashtu ekipi i BBC-së. “Një alarm i sulmit ajror ra rreth 45 minuta para shpërthimit. Sidoqoftë, sirena të tilla janë të zakonshme në Lviv, shumë njerëz ishin ende në rrugë, dhe ne ishim në restorantin e hotelit në katin e fundit kur pamë shtëllungat e tymit në distancë”, raportoi ekipi.

Lexo më shumë  Talebanët kërkojnë zyrtarisht ftesë për samitin e BRICS të Rusisë

Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat ushtarake goditën 315 objektiva ukrainase gjatë natës, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.  Forcat ruse shkatërruan  katër depo armësh dhe pajisje ushtarake në Ukrainë gjatë natës me raketa Iskander.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *