Art & Kulturë

59 vjet nga tërmeti i Shkupit që pasoi me spastrim etnik ndaj shqiptarëve

Sot, 26 korrik 2022, është 59-vjetori i tërmetit të madh që goditi Shkupin, i cili shkaktoi rreth 1070 viktima, shkatërroi disa mijëra ndërtesa dhe shtëpi që përbënin 80 përqind të qytetit, duke ndryshuar si pasojë edhe hartën demografike të qytetit.

Shumë vende u solidarizuan dhe ndihmuan për rindërtimin e qytetit.

Autoritetet e ngritën qytetin e ri në anën e djathë të lumit Vardar, ndërkohë që historianë shqiptarë thonë se shqiptarët e Shkupit ishin ata që u dëmtuan më shumë nga tërmeti i vitit 1963, sepse kjo ngjarje tragjike bëri që mijëra prej tyre të shpërnguleshin për të mos u rikhtyer më.

Historiani Skënder Hasani, nga arkivi i Maqedonisë, paraqiti dokumentet që flasin për largimin e 20 mijë shqiptarëve nga Shkupi drejt Kosovës dhe Turqisë, menjëherë pas tërmetit që goditi këtë qytet. Përveç përpjekjeve për të rimëkëmbur qytetin, nga pushteti serbo-maqedonas u hartuan edhe projekte për dëbimin e shqiptarëve nga Shkupi, me qëllim ndryshimin e strukturës etnike dhe fetare të popullsisë. 

“Shkupi ishte me popullsi dominuese shqiptare, por fill pas implementimit të këtyre projekteve erdhi largimi i 20 mijë shqiptarëve në Kosovë, emigrimi i qindra familjeve në vitin 1963 në Turqi dhe sjellja e 20 mijë sllavëve nga Polonia, Çekosllavakia dhe Maqedonia e Egjeut. Këtu e shohim atë element kyç të ndryshimit të strukturës së popullsisë dhe dominimit sllav në këtë qytet”, deklaron Hasani. 

“Në dokumente thuhet se, duhet zhfrytëzuar ky moment që objektet fetare shqiptare të hiqen nga faqja e dheut dhe të mos ndërtohen përsëri. Prej asaj periudhe kohore ato objekte nuk ekzistojnë më dhe mbi to kemi ndërtime të tjera të etnokulturës dhe arkitekturës maqedonase”, saktëson Hasani. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *