Art & Kulturë

470 vjet më parë nisi udhën “Meshari” i Gjon Buzukut

Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari i Gjon Buzukut”, nisi të shkruhej 470 vjet më parë, në 20 mars 1554 dhe përfundoi më 5 janar 1555.

Muzeu Historik Kombëtar solli sot me rastin e këtij përvjetori një fragment nga kjo vepër në dialektin origjinal në të cilin u shkrua:

“U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për s~ mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë… “Ëndë vietët M.D.L.IV. njëzet dit ëndë mars zuna ënfill, e ënbarova ëndë vietët një M.D.L.V., ëndë kallënduor”.

Lexo më shumë  Kronikë shkodrane nga Agim Morina: Nisem. Kodër më kodër e deri në Shkodër!

Kështu shkruan Gjon Buzuku në Meshar, veprën letrare më të vjetër shqipe të botuar dhe të ruajtur deri sot.

Libri përbëhej nga 110 fletë por kopja e librit që ka arritur është e cunguar dhe i mungojnë 16 faqet e para dhe ndër to edhe kopertina me faqen kryesore. Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore, jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Me veprën e vet ai konsolidoi një traditë të rëndësishme të të shkruarit të gjuhës shqip me alfabet latin.

Lexo më shumë  Kronikë shkodrane nga Agim Morina: Nisem. Kodër më kodër e deri në Shkodër!

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit