Lajme

4-mujori, 37% e faturave të energjisë ishin me kamatëvonesa

Një pjesë e madhe qytetarëve shqiptare vazhdojnë të paguajnë fatura të energjisë të shoqëruara me kamatëvonesa, shumë prej të cilave burojnë nga faturat e pashlyera vite me parë.

Të dhënat zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë tregojnë se në 4 mujorin e parë të vitit 2021, numri i faturave të energjisë të lëshuara gjithsej nga OSHEE kalon 3,9 milionë por rreth 1.4 milionë ose 37% e totalit ishin me kamatëvonesa.

Kamatëvonesat përfshijnë marrëveshjet që burojnë që nga viti 2014 ndërmjet OSHE dhe debitorëve të energjisë për borxhet e prapambetura, por gjithashtu përfshijnë edhe fatura që nuk mund të paguhen në kohë nga klientët për shkak të vështirësive financiare në të cilat ndodhen.

Lexo më shumë  Sot seanca e parë plenare, policia i “frikësohet” protestuesve, “blindon” me gardh metalik rrugën që të çon për të Kuvendi

Të dhënat zyrtare tregojnë se OSHEE arkëton rreth 6,5 miliardë lekë në muaj, prej të cilave rreh 30 për qind i takojnë faturimeve për periudhën 2007 deri me 2022.

Në bazë të kontratës së nënshkruar me kompaninë OSHEE, afati i fundit i pagesës është dita e fundit e muajit pasardhës. Mospagimi i detyrimit mujor brenda afatit të përcaktuar, shoqërohet me një kamatë- vonesë, ndërprerje të energjisë elektrike apo edhe procedim penal, bëjnë me dije burimet nga OSSHE.

Konsumatorët e energjisë kanë 30 ditë kohë nga dita e lëshimit, për të paguar faturën e energjisë elektrike. Nëse afati skadon dhe fatura nuk shlyhet në bazë të kontratës, kompania do të llogarisë kamatëvonese (0.1% të faturës totale për çdo ditë vonesë).

Lexo më shumë  5 Përgjimet e Arben Ahmetajt - Hebreu që negocion në emër të Ramës, pasuritë e Shqipërisë

Nëse pagesa nuk kryhet edhe pas disa njoftimeve të Operatori të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. procedon me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike të klientit. Debia përfshin energjinë e konsumuar si edhe kamatëvonesat e mbledhura për çdo ditë vonesë./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *