Bota

38 baza amerikane u sulmuan në Irak e Siri

Bazat amerikane në Irak dhe Siri janë goditur 38 herë që nga 17 tetori, ka njoftuar Pentagoni, ka raportuar BBC-ja të martën.

Shumica e sulmeve ishin kryer nga raketa dhe dronë, që besohet se u kryen nga grupe të lidhura me Iranin, ka thënë zyrtari i sigurisë në SHBA, Brig Ben Pat Ryder.

Të paktën 45 persona janë lënduar nga sulmet, duke përfshirë 24 që kanë marrë lëndime më serioze.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

Sipas Ryderit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë katër objektiva kryesore në Lindjen e Mesme.

“Këto janë: mbrojtja e forcave dhe e qytetarëve amerikanë në rajon, ofrimi i ndihmës për mbrojtjen e Izraelit kundër grupit të hamasit, ofrimi i ndihmës për Izraelin në lirimin e pengjeve të Hamasit dhe forcimi për të penguar krizën nga përshkallëzimi përtej Gazës”, ka thënë Pentagoni.

Rruga Press

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”
YouTube player