KryesoreLajme

37 vjet burgim e 171 mijë euro gjobë për të akuzuarit në rastin “Subvencionet 1”

Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten ka dënuar me 37 vjet burgim e 171 mijë euro gjobë 11 të akuzuarit në rastin “Subvencionet 1”.

Dënimin më të rëndë e ka marrë Luan Statovci, ish-drejtor i pagesave direkte në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Ai u dënua me tetë vjet burgim e 50 mijë euro gjobë për veprën penale “marrje ryshfeti”.

Sali Statovci është dënuar me pesë vjet burgim e 25 mijë euro gjobë për “marrje ryshfeti”.

Sadat Shkodra është dënuar me gjashtë vjet burgim e 20 mijë euro gjobë për “marrje ryshfeti”.

Berat Nika është dënuar me gjashtë vjet burgim e 20 mijë euro gjobë për “marrje ryshfeti”.

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke

Kushtrim Zogaj është dënuar me tri vjet burgim e pesë mijë euro gjobë për “marrje ryshfeti”.

Hasan Maxharraj është dënuar me tri vjet burgim për “mashtrim me subvencione”.

Musa Nivokazi dhe Lulzim Hajdaraj janë dënuar me dy vjet burgim e 10 mijë euro gjobë secili për “mashtrim në detyrë”. Dënimi i tyre nuk do të ekzekutohet nëse nuk kryejnë vepra të tjera penale brenda tri vjetëve.

Almir Abdurrahmani është dënuar me 25 mijë euro gjobë për “falsifikim të dokumenteve”.

Florim Nimanaj dhe Afrim Abazaj janë dënuar me nga një vit burg e tre mijë euro gjobë secili për “dhënie ryshfeti”. Dënimi i tyre nuk do të ekzekutohet nëse nuk kryejnë vepra penale brenda dy vjetëve.

Lexo më shumë  Shkeljet ligjore të manifestimit të Kryeministrit Rama në sheshin “Skënderbej”

Prokuroria Speciale pati ngritur aktakuza për 21 persona në rastin “Subvencionet 1”. 

Më 19 prill 2022 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj shtatë nga 21 të akuzuarit. Alban Bushati, Kastriot Berisha, Bekim Shala, Flamur Zeqiri, Habibe Dauti, Dukagjin Mavraj dhe Daut Kabashi ishin dënuar me gjashtë vjet e një muaj burgim dhe dy mijë euro gjobë. Të dënuarit patën arritur marrëveshje të pranimit të fajësisë. 

YouTube player