Lajme

34 – vite nga vrasja e Ylfete Humollit

Në 1 shkurt 1990 u mbushën plot 34 vite nga vrasja e 16-vjeçares, Ylfete (Isë) Humolli gjatë demonstratave të vitit 1990.

Mijëra të rinj e të reja ishin mbledhur në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës për kauzën e njëjtë, liri për popullin e Kosovës.

Rrugës për të hyrë brenda fshatit, Ylfetja iu bashkua turmës së demonstruesve bashkë me të vëllanë Mentorin atëbotë 13-vjeçar.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Në anën e djathtë të rrugës që çon nga Prishtina për në Podujevë, pasi lë prapa vendin e quajtur “Kulina” filluan sulmet e forcave serbe, plumbat e të cilëve morën jetën e Ylfete Humollit.

“Ku është Mentori?” –kishte pyetur Elfetja e plagosur, nga brenga për të vëllain, para se t’i mbyllte sytë, thonë dëshmitarët.

Mentori ra heroikisht 10 vite më vonë në Betejën e Koshares.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Motër e vëlla u varrosën me nderime në varrezat e lagjes Humolli, pranë njëri-tjetrit.

Rruga Press

YouTube player