KryesoreLajme

34 ditë protesta, banorët kundër shkrirjes: Divjaka bashki

Banorët e Divjakës kanë shënuar mbrëmjen e së mërkurës ditën e 34-t të protestës kundër projektit për reformën administrative territoriale 2.0.

Protestuesit kundërshtojnë bashkimin e Divjakës me Lushnjën, duke kërkuar ruajtjen e identitetit dhe statusit të bashkisë së tyre.

Sipas protestuesve, reforma e propozuar nga mazhoranca rrezikon të cenojë identitetin, shërbimet dhe përfaqësimin e komunitetit të Divjakës.

Lexo më shumë  “Koha jote po mbaron, Rama!”/ Le Figaro jehonë revoltës antiqeveritare në Shqipëri: 167 të arrestuar, kryeministri refuzon dorëheqjen

Prej 34 ditësh, banorët vijojnë protestën, ndërsa deri tani nuk ka pasur shenja tërheqjeje nga hartuesit e projektit të reformës.

Edhe pse numri i protestuesve është më i ulët krahasuar me ditët e para, rezistenca vijon çdo mbrëmje në sheshin e qytetit.

Protesta u mbyll edhe këtë të mërkurë me marshimin në rrugët e Divjakës dhe thirrjet:

‘Divjaka bashki!’, ‘Mazniku propozon, Divjaka kundërshton!’, ‘Rama, jep dorëheqjen!’

Lexo më shumë  Rama që në pikë të mëngjesit josh policët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front! Në 1 janar rrisim edhe pagat

Rruga Press

YouTube player