Lajme

33 vjet nga okupimi i Radio Televizionit të Prishtinës

Më 5 korrik të vitit 1990 forcat serbe me urdhër të qeverisë së tyre ndaluan transmetimin e Radio Televizionit të Prishtinës, shkurtuar si RTP ose TVP.

RTP-ja ishte radio televizioni i parë shqiptar i Kosovës. Ndërprerja e programeve nga ky televizion u realizua me masa të dhunshme të ndërmarra nga qeveria serbe në vitin 1990.

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas luftës së dytë botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë.

Pas luftës në Kosovë materiali dhe ndërtesat e Radio Televizionit të Prishtinës janë nën administrimin e Radio Televizionit të Kosovës.

Lexo më shumë  Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Deri atëherë, i vetmi medium informativ ishte Radio Prishtina (në funksion prej vitit 1945). Do kalonin 19 vjet deri kur Televizioni i Prishtinës filloi transmetimin në vitin 1974. Ndërsa u mbyll ne vitin 1990 për shkak te qeverise serbe.

Pas mbarimit të luftës së Kosovës në vitin 1999, u hap rruga për themelimin e televizioneve kosovare në mënyrë të lirë. Njëri prej tyre ishte Radio Televizioni i Kosovës i cili mori vend në të njëjtën ndërtesë si ish-RTP, në rrugën “Xhemajl Prishtina” në Prishtinë.

Lexo më shumë  Murati: LDK ka bërë manipulim të votave me postë në shkallë industriale, deri më tani nuk kemi parë ndonjë veprim nga prokuroria

Në fillim të vitit 1974 TVP nuk ka pasur teknologji elektronike, por i gjithë materiali për program xhirohej me teknikë filmike e mandej dërgohej në TV Beograd ku filmi zhvillohej e më vonë montohej për transmetim.

Transmetimi deri më 29 nëntor 1975 bëhej nga TV Beogradi.

Në verën e vitit 1974 nga Anglia pati ardhur autoreportazhi (OB Van) i parë me 4 kamera bardhëezi. 

Rruga Press

YouTube player