30% e qytetarëve besojnë në SPAK
Vetëm 30% e qytetarëve shqiptarë pa preferenca partiake besojnë se SPAK do luftojë korrupsionin, sipas sondazhit të Barometrit në Euronews, ndërsa 70% nuk besojnë tek ky institucion i drejtësisë.
Sondazhi zbuloi se lufta e korrupsionit nga SPAK perceptohet si çështje politike nga shqiptarët.
3 në 4 votues të PS (75%) besojnë tek SPAK, ndërsa ndër votuesit e PD vetëm 16% besojnë se SPAK do të godasë korrupsionin.
Qytetarët bashkohen në mendimin se qeverisja është e korruptuar, pasi perceptohet njësoj si nga votuesit e PD dhe të PS, por ata ndahen sa i përket mjetit për të luftuar korrupsionin.
Sipas sondazhit, 41% e shqiptarëve kanë besim te SPAK, 30 % nuk besojnë dhe 29% janë neutralë për këtë çështje.
Rruga Press