Lajme

3 projektet e mëdha të Alban Hysenit për ekonominë e Gjilanit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për komunën e Gjilanit, që njëherit doli i pari në raundin e parë, ka shpalosur tashmë disa herë programin dhe zotimet e tij për komunën.

Shtylla kryesore të cilën ai e ka deklaruar e shpalosur publikisht, është ekonomia. Zhvillimi ekonomik i parashikuar nga z. Hyseni, përfshin ngritjen e një Zone Ekonomike, përmes 3 projekteve kryesore.

1.Projekti i parë, i cili kap vlerën 7 milionë eurove të investimit, është hapësira në të cilën do të zhvillohet kjo Zonë Ekonomike, që përfshin trekëndëshin mes Livoçit të Epërm, Gllamës e Bresalcit, ku brenda saj inkuadrohet dhe autostrada Gjilan-Prishtinë, me qëllim lehtësimin e transportit e qasjes në mallra e shërbime.

2. Në 2 projektet e tjera, flitet për lidhjen me qendra për ekspozim të bizneseve ku secili vizitor kthehet në konsumator, duke parë veprimtaritë që ushtrohen. Oferta që shpaloset nga biznese të sektorëve të ndryshëm, shërben si hapësirë për promovimin, rritjen e zhvillimin e tyre.

Lexo më shumë  Kosova fillon kapitullin e negociatave për tregtinë e shërbimeve me vendet EFTA 

Qendra tjetër është ajo që sipas programit, do të quhet “Qendra për Inovacion”. Pjesë e saj janë laboratoret e fushës së teknologjisë e artit të inovacionit, të cilat janë paraparë si vende ideale për zhvillimin e Start-Up e kultivimin e ideve të reja, për të rinjtë. Mënyra se si ky planprojekt e sheh zhvillimin e rritjen e mirëqënies, është nëpërmjet dhënies së qerave me kosto të arsyeshme, që do vlejnë si kapital vetëm për mirëmbajtjen e zonës. Përfitimi është planifikuar të sillet përmes punësimit, i cili rrit të ardhurat dhe çon në rritjen edhe të fuqisë blerëse.

Sipas këtij planprogrami, parashikohet që mërgata të luajë një rol aktiv, si potencial i madh i dijes dhe ekonomik. Grumbullimi i kapitalit financiar të mërgatës, së bashku me përkrahjen financiare të komunës, pritet të sjellë një bashkëpunim në projektin e funksionalizimit të Shkollës së Bujqësisë për ta kthyer dhe atë në një qendër të kultivimit të ideve e praktikave të reja të sektorit. Si parim, inkubatore të bizneseve, me kosto financiare të mbuluar nga ky kapital ekonomik, me një periudhë që varion nga 3 deri në 6 muaj, me qëllim lejimin e lënies kohë, të ngritjes e zhvillimit të bizneseve.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Në vija të përgjithshme, vihet re tendenca e orientimit të programit qeverisës kah rinia e teknologjia në këtë sektor. Kjo dëshmohet nga krijimi i hapësirave të shumta katapultuese të tyre, nga institucionet arsimore, në përkrahje për investime, zhvillime të bizneseve të reja e punësim, në kuadër të asaj që z. Hyseni, e cilëson si “Zinxhir Zhvillimor”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *