Lajme

3 mijë € për legalizimin e hotelit, arrestohet shoferi i Ministrisë së Drejtësisë

Është arrestuar Hamza Tola, një shofer pranë Ministrisë së Drejtësisë për akuzën e korrupsionit.

Arrestimi i Tolës është kryer mbrëmjen e djeshme nga prokuroria e Posaçme SPAK, pasi prokurori Elvin Gokaj, i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Tolën.

Sipas hetimeve, Hamza Tola, i mori qytetarit një shumë prej 3 mijë euro për të legalizuar një hotel në Sarandë. Puna ka mbaruar për tre javë, por shumë shpejt Hamza Tola, ka vijuar të kërkojë sërish para për hipotekimin e pronës, pasi kishte lidhje të forta në hipotekën e Sarandës.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës gjen kamera ilegale në kufi me Serbinë, dyshohet se përdoreshin nga kontrabanduesit

Tola mbahej si sekser në ministrinë e Drejtësisë, ndërsa më parë ai kishte punuar dhe si shofer pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda./Ora News/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *