KryesoreLajme

29 vite nga gjenocidi në Srebrenicë, Maqedonci: Autorët e vërtetë të krimeve, si në rastin e luftës në Kosovë janë të lirë

Në 29 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se kjo ngjarje është gjenocidi më e rënda në Evropë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe “ka po të njejtin shkaktar, faktor destabilizues të Ballkanit si edhe tani, ndjekësit e regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit”.

Lexo më shumë  Ina Zhupa: Rama i tmerruar nga protesta studentore, shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit.

Maqedonci ka thënë se “autorët e vërtetë të krimeve si edhe në rastin e luftës në Kosovë vazhdojnë të mbeten të lirë”.

“Numri të dënuarve as për së afërmi nuk përkon me numrin e kriminelëve përgjegjës të masakrave.Srebrenica e Reçaku nuk harrohen. Të vekurit janë kujtesë e mizorisë njerëzore që asnjëherë nuk mund të harrohet. Krimet mbeten krime, nuk vjetërsohen. Kriminelët duhen vihen para drejtësisë!”, tha Maqedonci.

Lexo më shumë  Rama lë spitalet në mëshirë të fatit, vetëm 1.5% më shumë për shëndetësinë

Rruga Press

YouTube player