Bota

28 mijë ushtarë amerikanë dislokohen në Korenë e Jugut

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë nisur stërvitjet e tyre më të mëdha të përbashkëta ushtarake që nga viti 2018, përballë kërcënimit bërthamor në rritje nga Koreja e Veriut.

Rreth 28,500 trupa amerikane janë të vendosura në shtetin aziatik për ta “mbrojtur” atë nga fqinji i tij i armatosur me armë bërthamore.

Lexo më shumë  Goditet avioni italian gjatë sulmeve në bazën ajrore të Arabisë Saudite

Të dy vendet kanë kryer prej kohësh stërvitje të përbashkëta ushtarake që këmbëngulin t’i quajnë “mbrojtëse”, ndërsa Koreja e Veriut i konsideron “prova të një pushtimi”.

Manovrat “Ulchi Freedom Shield” shënojnë rifillimin e stërvitjeve në shkallë të gjerë midis forcave amerikane dhe koreano-jugore pas reduktimit të tyre për shkak të pandemisë Covid.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *