Lajme

27 vjet nga vdekja e Nënës Terezës

Sot bëhen 27 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes Shën Tereza.

Shën Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup.

Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë.

Lexo më shumë  Ish- kryebashkiaku i Nju Jorkut, banori më i ri i Tiranës, Politico: Si Adams si Rama përballen me akuza për korrupsion

Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80, dhe deri sa Shën Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.

Shën Tereza ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë.

Papa Françesku më 04 korrik të vitit 2016, duke lexuar formulën e shenjtë në emrin e Zotit ka shpallur Nënë Terezën, si Shën Tereza.

Lexo më shumë  Akuza për abuzim me tenderat, SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun

Kjo erdhi pas lituanive të shenjta që u bën në Vatikan.

Rruga Press

YouTube player