27 vjet nga Beteja e Grykës së Llapushnikut
Në Llapushnik të Drenasit, 27 vjet më parë, u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.
Kjo betejë është e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut, e cila u zhvillua për tri ditë me radhë dhe ishte njëra ndër më të lavdishmet e UÇK-së.
Gryka e Llapushnikut u mbajt e bllokuar për muaj me radhë, duke u mundësuar luftëtarëve të UÇK-së që të lëvizin të lirë në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës dhe kjo ua mundësoi që të organizohej dhe të furnizohej me armatime.
Lexo më shumë Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës Kijevë–Malishevë, investim 2.4 milionë euro
Lufta e zhvilluar në Grykës së Llapushnikut për kontrollin e kësaj zone, ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi e bënte të pakalueshme për forcat serbe rrugën Prishtinë – Pejë.
Rruga Press

