KryesoreLajme

26-vjetori i masakrës në Tërnje të Therandës, Kurti: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës

Në përvjetorin e 26-të të masakrës në Tërnje të Therandës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule të freskëta pranë varreve të të rënëve, të cilët u vranë mizorisht nga forcat e armatosura serbe.

Kurti theksoi se gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës.

“Ne përkulemi me nderim dhe gjithashtu me mirënjohje të thellë, e me falënderim të përzemërt për të gjithë ata të cilët kontribuuan për lirinë e popullit tonë, për çlirimin e Kosovës.

Lexo më shumë  Maqedonci: Përmes intervenimit në Kosovë, NATO përmbushi qëllimin e ekzistencës si aleancë

Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës dhe neve na ka ngelur një pjesë më e vogël e punës, por e rëndësishme që ta forcojmë shtetin tonë, ta forcojmë shtëpinë e popullit ashtu që brezave të ardhshëm kurrë të mos iu bie që të vuajnë, të kenë dhembje, apo humbje çfarë kaluam ne.

Në veçanti, respekt i posaçëm për nënat shqiptare të cilat i rritën bijat edhe bijtë e tyre edhe për të qenë qytetarë të dinjitetshëm të Republikës, por edhe për të qenë luftëtare e luftëtarë të mëdhenj për lirinë.

Lexo më shumë  “Deklaratë arrogante, madje ai nuk është as kompetent/ Bashkëbiseduesit e Danasit për ‘kërcënimet’ e Vuçiqit ndaj prokurorëve dhe policëve se do t’i shkarkojë

Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit! Lavdi të gjithë të vrarëve të atyre që dhanë jetën e u flijuan për lirinë e popullit mbarë nga fshati juaj, Tërnje”, tha ai.

YouTube player