KryesoreLajme

26 vjet nga masakra në Burim të Malishevës, u masakruan 42 civilë shqiptarë

Sot bëhen 26 vjet nga ngjarja më e rëndë në Malishevë – masakra e forcave serbe në Burim, ku u vranë dhe u masakruan 42 civilë shqiptarë

Masakra në Burim është masakra më e madhe që ka ndodhur në Malishevë gjatë luftës së fundit, ndërsa deri më sot, për këtë masakër nuk është dënuar askush.

Lexo më shumë  Eurodeputeti austriak, Waitz: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

Më 31 mars 1999, te vendi i quajtur Vrella e Mëhillit në Burim të Malishevës, u vranë dhe u masakruan 42 civilë, shumica prej tyre nga fshatrat Dragobil dhe Astrazup, si dhe tre banorë të Suharekës, të cilët ishin strehuar në këtë pjesë.

Po në këtë ditë, në fshatrat tjerë janë vrarë dhe masakruar edhe civilë të tjerë.

Lexo më shumë  Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime për sigurinë, ekonominë dhe integrimin evropian

YouTube player