Lajme

25 vjet nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës të Kaçanik

Sot bëhen 25 vite nga lufta e “Lagjes së Re” dhe të Rakocit ku kishin rënë heroikisht 28 dëshmorë dhe 32 martirë në Kaçanik. Beteja e “Lagjjes së Re” dhe Rakocit është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme në Komunën e Kaçanikut.

Me rastin e 25 vjetorit të rënies së 28 dëshmorëve të kombit dhe 32 martirëve të luftës, të cilët ranë më 9 prill 1999 në Lagje të Re dhe Rakoc, nën përkujdesjen Kryetarit të Komunës Besim Ilazi në bashkëpunim me Këshillin Organizues dhe  Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik, sot Manifestim Përkujtimor në  Lagje të Re dhe Rakoc.

Lexo më shumë  Ushtarët finlandezë kryejnë trajnim në Kampin Bondsteel

Pas përfundimit të Manifestimeve Përkujtimore do të bëhen  homazhe dhe  do të vendosen lule në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në Lagje të Re dhe në Rakoc si dhe në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve .

Rruga Press

YouTube player