Lajme

24 vjet pas, Ministria e Kulturës dhe UP-ja bëhen bashkë për memorializimin e fëmijëve të vrārē në lūftë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar memorandum me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për hartimin e dokumentit narrativ dhe zbatimin e projektit të memorializimit për fëmijët e vrarë apo zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Puna e konsultimeve dhe narrativës për këtë projekt pritet të nis qysh nga ky muaj dhe pritet të përfundoj në gusht, ndërsa në shtator të po këtij viti parashihet të hapet konkurs ndërkombëtar për hartimin e projektit të memorialit.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, u shpreh se ky projekt është shumë i rëndësishëm për shtetin dhe shoqërinë e Kosovës.

Ministri, Çeku u shpreh po ashtu se kurdo që ndërtohet ai memorial dhe çfarë do forme ai duhet të jetë projekt që në mënyrën më të mirë do të paraqes kujtimin për fëmijët e vrarë dhe zhdukur gjatë luftës.

Lexo më shumë  Kurti: Arianit Besiri në moshën njëvjeçare u detyrua të largohet nga Kosova, sot është kryetar i komunës Morbach në Gjermani

Sipas tij forma e këtij projekti të memorialit do të dihet tek pas përfundimit të konsultimeve, prandaj theksoi se ende nuk dihet kostoja e tij.

“Me planin tonë dinamik është paraparë që puna e konsultimeve dhe krijimit të një narrative mbi të cilën do të shpallet konkursi ndërkombëtar fillon në mars në muajin aktual dhe afërsisht përfundon në gusht, ndërsa në fillim të shtatorit ne do ta kemi materialin bazë mbi të cilin do të mund që ta shpallim konkursin ndërkombëtar për projektim se a do të jetë një memorial në formën e monumenti, apo të një skulpture apo muzeu këto dalin nga konsultimet edhe të grupit punues”, theksoi Çeku.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi ka shprehur gatishmërinë e plotë të këtij institucioni për projektin e memorializimit të fëmijëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Sipas tij do të punojnë në dizajnimin sa më të saktë metodik të konceptit në mënyrë që rezultati të jetë dinjitoz dhe propocional me qëllimin.

“Më e pakta ajo që ne mund të bëjmë është që të mos i harrojmë ata dhe t’i kujtojmë e të gjejmë forma të shprehjes institucionale, historike, monumentale që ekzistenca e tyre të përkujtohet në përjetësi”, theksoi Qerimi.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vendosur kontakte përmes të cilave të gjithë të interesuarit mund të bëhen pjesë e konsultimeve për projektin e memorialit të fëmijëve të vrarë dhe zhdukur gjatë luftës në Kosovës. Kontaktet janë numri i telefonit 046 – 222 – 006 apo emaili memorali@rks-gov.net.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *