Lajme

24 vjet nga māsakrā në tregun e Mitrovicës

Në Mitrovicë më 13 mars përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 24 vjet më parë e ku pati viktima dhe qindra të plagosur.

Atë kohë, forcat serbe sulmuan me minahedhës derisa tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 të tjerë.

Lexo më shumë  Del SONDAZHI/ Bie ndjeshëm mbështetja për Trump-in

Përfaqësues të institucioneve komunale dhe asociacioneve të tjera në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë tjerë, çdo vit mblidhen në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të masakrës së tregut në Mitrovicë, që ndodhi para 24 vjetësh.

Pasojat shëndetësore e psikologjike të këtij sulmi të ushtrisë dhe policisë serbe i vuajnë edhe sot shumë prej atyre që ishin atë ditë në treg. 

Lexo më shumë  Në prag të ndeshjes, Glauk Konjufca iu shkon në vizitë “Dardanëve”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *