Lajme

24 vite pas luftës, sot u bë hapi i parë për themelimin e Muzeut të Luftës

Në prag të festimit të 24 vjetorit të përfundimit të luftës, Qeveria e Kosovës, sot ka marr vendim për themelimin e Grupit Punues për hartimin e Konceptit për themelimin e Muzeut për dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish- Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj Shqiptarëve në Kosovë.

Ky është cilësuar si hap i parë drejt themelimit të këtij muzeu që ka për qëllim dokumentimin e luftës në Kosovë, ka thënë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Lexo më shumë  ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024

Çeku tha se mandati qendror i këtij muzeu do të jetë dokumentimi dhe prezantimi i krimeve të ish-Jugosllavisë e Serbisë në Kosovë.

“Sot bëmë hapin e parë drejt themelimit të Muzeut të Luftës. Qeveria e ë ngriti grupin punues që do të hartojë konceptin e këtij institucioni. Mandati qendror i këtij muzeu do të jetë dokumentimi & prezantimi i krimeve të ish-Jugosllavisë e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë”, ka shkruar Çeku në Twitter.

Lexo më shumë  Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullsinë në dekadën e fundit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *