24 vite pas luftës, sot u bë hapi i parë për themelimin e Muzeut të Luftës
Në prag të festimit të 24 vjetorit të përfundimit të luftës, Qeveria e Kosovës, sot ka marr vendim për themelimin e Grupit Punues për hartimin e Konceptit për themelimin e Muzeut për dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish- Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj Shqiptarëve në Kosovë.
Ky është cilësuar si hap i parë drejt themelimit të këtij muzeu që ka për qëllim dokumentimin e luftës në Kosovë, ka thënë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
Çeku tha se mandati qendror i këtij muzeu do të jetë dokumentimi dhe prezantimi i krimeve të ish-Jugosllavisë e Serbisë në Kosovë.
“Sot bëmë hapin e parë drejt themelimit të Muzeut të Luftës. Qeveria e ë ngriti grupin punues që do të hartojë konceptin e këtij institucioni. Mandati qendror i këtij muzeu do të jetë dokumentimi & prezantimi i krimeve të ish-Jugosllavisë e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë”, ka shkruar Çeku në Twitter.
Rruga Press