Lajme

“24.09” në Zveçan shkruhen grafite që lidhen me sulmin në Banjskë

Grafite të reja serbe janë parë në qytetin e Zveçanit të martën, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka thënë se është parë shkrimi “24.09”, duke iu referuar sulmit në Banjskë. Për këtë s’është iniciuar rast.

“Janë grafite të vjetra, ndonjë shkrim i ri aty-këtu. Numri ‘24.09’. Nuk është iniciuar rast”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kompanitë e naftës në Shqipëri kërkojnë 12 mln euro dëmshpërblim nga qeveria për llogaritje të gabuar të çmimit

Në sulmin e grupeve serbe në Banjskë ka mbetur i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Sulmi ishte konsideruar terrorist.

Edhe “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është ndër grafitet që shkruhej në veri të Kosovës.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin në Banjskë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Lexo më shumë  Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Rruga Press

YouTube player