Lajme

“24.09” në Zveçan shkruhen grafite që lidhen me sulmin në Banjskë

Grafite të reja serbe janë parë në qytetin e Zveçanit të martën, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka thënë se është parë shkrimi “24.09”, duke iu referuar sulmit në Banjskë. Për këtë s’është iniciuar rast.

“Janë grafite të vjetra, ndonjë shkrim i ri aty-këtu. Numri ‘24.09’. Nuk është iniciuar rast”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  U qëllua me armë zjarri nga partneri, ndërron jetë 44-vjeçarja në Shkodër

Në sulmin e grupeve serbe në Banjskë ka mbetur i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Sulmi ishte konsideruar terrorist.

Edhe “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është ndër grafitet që shkruhej në veri të Kosovës.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin në Banjskë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Lexo më shumë  Aksion antidrogë në Mitrovicë, sekuestrohen sasi të kokainës dhe marihuanës

Rruga Press

YouTube player