Lajme

23 vjet nga beteja e Llapashticës

Sot bëhen 23 vjet nga Beteja e Llapashticës, betejë në të cilën ranë heroikishit 10 dëshmorë të Llapit.

Ishte 24 dhjetori i vitit 1998, kur filluan betejat e pareshtura në Zonën Operative të Llapit, ndërsa Llapashtica ishte shndërruar në një kala të pathyeshme për tre muaj me radhë.

Gjatë Betejës së Llapashticës, më 24 dhjetor 1998 nga radhët e UÇK-së ranë për të mos vdekur kurrë dëshmorë të kombit :Isa Havolli, Ismet Dërguti, Skender Zenjullahu, Miftar Zenjullahu, Lulzim Jashari, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli dhe Jetullah Kastrati.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *