KryesoreLajme

22 kandidatë nisën rrugëtimin ushtarak për t`u bërë kadetë të FSK-së

Sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, 22 kandidatët e përzgjedhur filluan rrugëtimin e tyre ushtarak për t`u bërë kadetë të Qendrës për Studime Universitare pranë Akademisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Gjatë kësaj jave kandidatët do të testohen në disiplina të ndryshme ushtarake për të parë edhe një herë gatishmërinë dhe përgatitjen e tyre fizike për t`u bërë kadetë të FSK-së”, ka njoftuar institucioni.

Lexo më shumë  Konjufca: BE-ja të reagojë ndaj thirrjeve të ministres serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë. ''Heshtja nuk është një opsion. As reagimet e dobëta nuk mjaftojnë''

Forca e Sigurisë së Kosovës çdo vit shkollon gjenerata të reja të kadetëve të cilët pas katër vitesh studimi ushtarak në QSU dhe RIT, bëhen oficerë të FSK-së.

Rruga Press

YouTube player