Lajme

21 orë i bllokuar në minierë! Ende asnjë gjurmë nga minatori në Bulqizë, nuk dihet ende fati i tij

Kanë kaluar rreth 21 orë dhe ende nuk ka asnjë shenjë nga minatori i cili mbeti i bllokuar në një nga minierat e Bulqizës. Puna për nxjerrjen e 60-vjeçarit Muharrem Plaku, me detyrë teknik dhe zjarrmëtarë, ka vijuar edhe gjatë natës po ende nuk dihet fati i tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur që në orën 09:00 të mëngjesit të djeshëm. Në rrethana ende të panjohura është shembur masivi i kromit duke bllokuar hyrjen e galerisë.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta shpërbëjë Ndërmarrjen e Re Energjetike të Kosovës, prej vitesh kjo ndërmarrje ishte pa funksion

Në vendin e ngjarjes ka shkuar ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave, të cilët po punojnë për pastrimin e mineralit të kromit për të bërë të mundur nxjerrjen jashtë të minatorit.

Galeria në fjalë është e subjektit minerar KADURTEX sh.p.k.. Kapllan Durici rezulton të jetë administrator i kompanisë me bashkëpronarë vëllezërit e tij, Myfit dhe Ilber Duriçi.

Ende nuk dihet nëse Muharrem Plaku është gjallë apo ka humbur jetën nga masivi i mineralit që ra ditën e djeshme.

Lexo më shumë  Mbahet punëtoria për institucionalizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Konfederatën e Zvicrës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *