Sport

20 milion £ kush do Armando Brojën, West Ham United i interesuar

Armando Broja ka shënuar pesë gola me Southampton dhe nuk ka kaluar pa u vënë re. Sulmuesi ka marrë elozhe edhe nga trajneri Thomas Tuchel.

Gjermani gjithsesi ka theksuar se Broja duhet të vazhdojë të rritet. Southampton shpreson ta mbajë edhe përtej verës, por konkurrenca është e madhe.

West Ham United ka nisur të interesohet që tani për Brojën. Chelsea nuk nxitohet ta shesë, por në Angli shkruajnë se për 20 milion sterlina e lart do ta mendonin.

Broja është një lojtar i rritur tek akademia e Chelsea dhe do të ishte një biznes i mirë në aspektin financiar. Gjithsesi duhet që më parë të ketë oferta zyrtare për sulmuesin e Shqipërisë.

Rruga Press

YouTube player