Bota

2 vendet europiane ku thatësira po ‘vret’ të mbjellat

Vala e të nxehtit që përfshiu Evropën në javët e fundit ka ndikuar tek prodhimet bujqësore. Portugalia është një nga shtetet që përjetoi jo vetëm temperatura të larta por edhe zjarre të mëdha. Mijëra hektarë tokë ku ishin të mbjella fruta janë djegur në Rocha.

Nxehtësia ka dëmtuar të mbjellat të cilat nuk mund të tregtohen.

Disa prodhues vlerësojnë se kanë humbur më shumë se gjysmën e pemishteve të tyre. Vlerësimet tregojnë për humbje midis 30 dhe 40% në prodhimin e dardhave dhe mollëve në të gjithë Portugalinë

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Thatësira në Rumani ka bërë që të shtrenjtohet çmimi i patateve.

Në qarqet Brasov dhe Covasna, të njohura edhe si “Vendi i patates”, çmimi nga prodhuesi, për një kilogram, do të jetë më i lartë, në mënyrë që fermerët të mund të mbulojnë kostot prej 5000 eurosh për kultivimin.

Këtë verë ka rënë pak shi, temperaturat janë shumë të larta, si dhe parashikimet e motit për muajin gusht nuk janë të favorshme.

Krahas thatësirës janë rritur edhe çmimet e plehrave dhe karburanteve. Rumania mund të sigurojë vetëm afërsisht një të tretën e nevojave të saj, prandaj është e detyruar të përdorë importe.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Në jug të qarkut Bihor në Rumani toka u shkretua dhe të mbjellat filluan të thahen.

Mungesa e shiut vazhdon që nga vjeshta e vitit 2021. Ka pasur muaj me reshje jashtëzakonisht të pakta dhe situata nuk duket se po përmirësohet.

Deri më tani, thatësira ekstreme ka prekur mbi 70,000 hektarë, në 14 qarqe. Megjithatë, Ministria e Bujqësisë nuk konsideroi se duhet shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *