Lajme

2 ditë pas protestës, policia shoqëron 2 imamët e Beratit dhe një aktivist

Disa ditë pas protestës së organizuar në Berat kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe të ushqimeve policia ka shoqëruar në polici organizatorët e protestës, dy Imamët Gerald Kora dhe Iqmet Bilali si dhe aktivistin e shoqërisë civile Fatjon Kora.

Tre përfaqësuesit pas dhënies fund të protestës kërkuan largimin paqësor të qytetarëve dhe shpërndarjen e tyre. 3 të shoqëruarit janë ende brenda ambienteve të DVP-së Berat dhe ende nuk dihet arsyeja e shoqërimit të tyre, ndërkohë që familjarë, të afërm dhe përfaqësues të Myftinisë Berat ndodhen përpara godinë së policisë së Beratit.

Lexo më shumë  Albin Kurti udhëton për në SHBA për Asamblenë e OKB-së

Aktivistët e shoqërisë civile dhe besimtarët muslimanë, Isuf Braho dhe Edmond Shosha, bëjnë apel për lirimin e menjëhershëm të të shoqëruarve pasi në të kundërt, ata deklarojnë se shoqëria civile dhe komuniteti musliman do të reagojnë ashpër.

Sipas tyre” shoqërimi është i paligjshëm dhe presion për të mos reaguar dhe për të penguar fjalën e lirë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *