BallinaLajme

19 vdekje dhe 846 raste. Bien infektimet në Tiranë, rritje Durrësi, Fieri dhe Elbasani

Sërish ka një numër të lartë vdekjesh dhe infektimezh në vendin tonë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 19 pacientë të prekur me Covid, 7 qytetarë nga Tirana, 2 nga Elbasan, 2 nga Durrësi, 2 nga Vlora, 1 nga Shkodra, 1 nga Kuçova, 1 nga Lushnja, 1 nga Gjirokstra, 1 nga Rrogozhina dhe 1 nga Librazhdi.
Gjithashtu, janë kryer 2.308 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 457 testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 846 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 265 raste në Tiranë, 113 raste në Durrës, 108 raste në Fier, 82 raste në Elbasan, 74 raste në Vlorë, 72 raste në Korçë, 31 raste në Pogradec, 26 raste në Lushnje, 13 raste në Has, 10 raste në Peqin dhe Delvinë, 7 raste në Tropojë dhe Kurbin, 6 raste në Krujë, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Shkodër dhe Mat, 3 raste në Kuçovë, 2 raste në Kavajë dhe Gramsh, 1 rast në Malësi e Madhe, Berat. Në 24 orët e fundit janë shëruar 312 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë.

“Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar,” shpjegon më tej Ministria në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10680
Durrës 1375
Elbasan 865
Fier 1541
Korçë 1088
Vlorë 1017
Shkodër 854
Lezhë 726
Berat 653
Kukës 422
Dibër 238
Gjirokastër 514

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024
YouTube player