18 të vdekur e 1,891 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë vdekur 18 persona si pasojë e COVID-19.
Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 1,891 raste të reja me koronavirus, nga testimi i 13,120 personave të dyshuar për COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1,483 persona ndërkaq numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 25,797.
Ministria po ashtu ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 15,967 persona.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në Kosovë janë administruar 794,812 doza të vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca. Të vaksinuar me dozën e dytë janë 267,979 persona.
Rruga Press