Lajme

1700 € për një varr/ Arrestohet drejtori i varrezave të Tufinës, në pranga edhe 8 sekserë në Tiranë

Drejtori i varrezave të Tufinës, Eliodor Ndini është arrestuar këtë të mërkurë, pas operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë dhe seksionit të Krimit Ekonomik.

Operacioni po zhvillohet në bazë të një procedimi të nisur nga krimi Ekonomik i Policisë Tiranë, për Drejtorinë e Varrezave në Tufinë.

Sipas informacioneve, deri më tani janë arrestuar drejtori i varrezave, dy janë në kërkim, kurse dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Lexo më shumë  Dokumenti/ Ku del emri i Ramës në përgjimet e dosjes Balluku

Drejtori në bashkëpunim me të tjerë kërkonin nga qytetarët deri në 1.700 euro për një vend në varreza.

Sipas informacioneve janë tetë të ndaluar, ndërsa operacioni vijon ende.

Nuk është hera e parë e zbulimit të këtij skandal në vendin tonë, ku bëhet pazar me vdekjen.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Autobusë që lidhin jugun dhe veriun e Mitrovicës, Hysen Durmishi jep detajet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *