Lajme

1600 shqiptarë vuajnë dënimet në burgjet greke, “E di si dënohen shqiptarët. Dënohen pa përkthyes pa avokat…”

Aktualisht në burgjet greke vuajnë dënimin më shumë se 1600 shtetas shqiptarë.

“Sipas të dhënave që ne disponojmë numri i shqiptarëve që vuajnë dënimin në burgjet greke është 1648. Referuar numrit total të shtetasve shqipatrë që jetojnë në Greqi, rreth 700 mijë shtetas shqiptar, ky është një numër shumë i vogël” u shpreh Luela Hajdaraga, Ambasadore e Shqipërisë në Greqi
“Nga këta 1249 janë shtetas të gjykuar në shkallën e parë të gjykimit. 399 të tjerë janë në pritje për tu gjykuar. Sa i përket numrit të femrave të burgosuara ato janë në një numër relativisht të vogël. Më shumë kemi meshkuj” u shpreh Sofokli Vasili, Konsull për çështjet e burgjeve në Greqi.

Lexo më shumë  Kurti: Beogradi zhvillon parada ushtarake aty ku u gjetën eshtrat e 744 shqiptarëve të vrarë

Por ajo që mbetet problem është edhe fakti se si dënohen shqiptarët. Shpesh herë ata nuk kanë avokat, nuk kanë përkthyes dhe nuk dinë gjuhën. Ata thonë po ose jo pa ditur se për cfarë po pyeten./Mekuli Press

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *