Lajme

150 € certifikata false e vaksinimit, lëvizet lirshëm brenda dhe jashtë vendit

Kjo është një certifikatë e rregullt vaksinimi e nxjerrë nga e-Albania. Kur skanohet është si gjithë të tjerat. Por, personi që e ka, nuk ka kryer kurrë asnjë dozë vaksine. Me këtë dokument që e ka marrë që në janar, ka dalë jashtë vendit pa pasur asnjë problem.

“Në bisedë kafeje, më tha një miku im që e kishte bërë para meje, që njihte dikë që e bënte kundrejt pagesës. Nga meraku për të bërë vaksinën, u interesova dhe e bëra dhe unë”, tregoi qytetari.

Na thotë se nuk e nuk e ka takuar kurrë personin që kreu falsifikimin në sistem. Por, nëpërmjet mikut i ka paguar ryshfetit.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

“Në atë kohë kur e bëra unë ishte 150 euro të dy dozat. Më pas një miku im u interesua pak më vonë dhe ishte rritur. Kishte shkuar 200 Euro”, tregoi ajo më tej.

Detyrimi për të pasur një dokument se nuk ke COVID, duket se hapi një treg për falsifikatorët. Po ju sjellim rastin e një mësueseje që gjithashtu nuk pranon të vaksinohet.

Që prej shtatorit, nëse nuk ka certifikatën e vaksinimit, mund të hyjë në shkollë vetëm me tampon negative çdo 5 ditë.

“Mendova një rrugë më të shkurtër, që ta falsifikoja. Kështu që fillimisht bëra një test normal PCR dhe çdo javë I kam ndryshuar datën në një qendër interneti. Nuk ishte aspak e vështirë. Nuk pati dyshim aspak nga autoritetet e shkollës. Di që ka shumë kolegë të mi që e kanë bërë këtë gjë dhe vazhdojnë ta bëjnë ende”, tregoi mësuesja.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Një tampon kushton 3500 lekë, në muaj duhen 4 të tillë pra 14 mijë lekë.  Prej 4 dhjetorit edhe punonjësit e pavaksinuar të institucioneve shtetërore, marketeve dhe qendrave tregtare mund të shkojnë në punë vetëm me tampon negativ çdo 5 ditë.

Por, të falsifikosh e mos diktohesh duket se nuk është një problem në Shqipëri./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *