Lajme

15 milionë euro për Telekomin – nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Financave dhe kompanisë për kredinë investive

Për të përkrahur ristrukturimin e brendshëm të Telekomit të Kosovës, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe kryeshefja e Telekomit, Burbuqe Hana kanë nënshkruar sot marrëveshjen për pjesën e dytë të kredisë investive me vlerë 15 milionë euro.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Ministrisë së Financave.

“Kjo marrëveshje synon të vazhdojë investimet në teknologjinë e pajisjeve dhe sistemeve telekomunikuese të Telekomit të Kosovës duke mundësuar kështu ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe cilësore për institucionet dhe qytetarët tanë. Përveç kësaj, marrëveshja gjithashtu ka për qëllim të garantojë qëndrueshmërinë financiare të kësaj ndërmarrjeje me interes publik që operon në sektorin e komunikimit si një nga sektorët kyç ekonomikë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet

Më tej bëhet e ditur se Marrëveshja e nënshkruar sot është vetëm një nga veprimet e ndërmarra nga MFPT për të përkrahur financiarisht Telekomin e Kosovës.

“Kujtojmë se në qershor të vitit të kaluar MFPT ofroi mbështetje financiare me vlerë 7.7 milionë euro për uljen e shpenzimeve operative të kësaj ndërmarrjeje, ndërsa në dhjetor të po të njëjtit vit, MFPT aprovoi transhin e parë të kredisë investive me vlerë 5 milionë euro. Pra, në një periudhë dy vjeçare, mbështetja financiare ofruar Telekomit të Kosovës tashmë ka tejkaluar vlerën prej 27 milionë euro.

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Ky investim në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve nga Telekomi i Kosovës rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për kthimin e ndërmarrjeve publike në një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik në vend”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Rruga Press

YouTube player