Lajme

13 vjet nga vrasja e Heroit të Kosovës, Enver Zymberit

Kanë kaluar 13 vjet prej se polici i forcave speciale ROSU, Enver Zymberi, ra në krye të detyrës.

Zymberi humbi jetën më 25 korrik të 2011-tës, kur atë ditë nisi një aksion drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.

Lexo më shumë  Një ditë para vendimit final, Shqipe Mehmeti-Selimi: Të bindur për fitoren në fund

ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi.

Enver Zymberit, iu dha titulli “Hero i Kosovës”, asokohe nga presidentja Atifete Jahjaga, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh
YouTube player