Bota

13 persona humbën jetën pasi ranë në një pus në Indi

Të paktën 13 persona kanë vdekur pasi kanë rënë në një pus gjatë një ceremonie martesore në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh. Policia tha se viktimat të gjitha gra dhe fëmijë ishin ulur në një pllakë metalike që mbulonte pusin kur ai u shemb nën peshën e tyre. Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i ndodhur në rrethin Kushinagar.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve Buk – i goditën me dronët kamikaz

Kryeministri Narendra Modi i quajti vdekjet “pikëlluese”.Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës gjatë ceremonisë tradicionale “haldi,” në të cilën të afërmit vendosin pastë me shafran të Indisë në fytyrat e nuses dhe dhëndrit si një shenjë të begatisë raporton “BBC”.

Kur pllaka u thye, të ftuar të tjerë vrapuan për të shpëtuar viktimat dhe i çuan në një spital aty pranë. Ndërsa 11 persona u deklaruan të vdekur menjëherë, dy të tjerë vdiqën më vonë gjatë trajtimit, tha policia.

Lexo më shumë  Vendimi i Parlamentit Evropian: Surrogacia konsiderohet si shfrytëzim dhe trafikim i qenieve njerëzore

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *