13 orë në det të hapur, merr fund makthi për 118 pasagjerët, trageti ankorohet në portin e Vlorës
Pas 13 orësh në det të hapur, trageti i linjës Brindizi-Vlorë është ankoruar në portin e Vlorës.
Makthi për 118 pasagjerët që vinin nga Italia ka marrë fund.
Pasagjerët, kryesisht shqiptarë rezidentë në Itali, janë nisur nga Brindisi që prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme.
Trageti ka mbërritur në Vlorë rreth ores 6:00 të mëngjesit, po pa mundur të ankorohet për shkak të motit të perkeqësuar.
Vetëm rreth orës 17:00 të pasdites së kësaj të enjte, trageti është ankoruar në portin e Vlorës, ndërsa 118 pasagjerët kanë zbritur shëndoshë e mirë.
RrugaPress