Lajme

13 miliardë lekë dëm në OSHEE, KLSH: Abuzimi me fondet

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shpërdoruar 13 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar. Edhe pse një vit me kufizime, për shkak të pandemisë, një pjesë e fondeve publike, janë abuzime që nuk lidhen me krizën.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka listuar në raportin e Buxhetit Faktik shkeljet dhe dëmin ekonomik që kanë sjellë ato. Nga shitblerja e energjisë elektrike dhe shpërblimet e padrejta, dëmi ekonomik llogaritet 13.2 milionë lekë. Dëmi shtohet me 863 milionë lekë edhe nga gjyqet e humbura me ish-punonjësit dhe përdorimi pa efektivitet i parave për festa pune, leje, udhëtime e dieta.

Lexo më shumë  Protestuesit mblidhen sot para SPAK për të dorëzuar librin “Albanian Files”

Por, këto humbje janë të papërfillshme në raport me borxhet që kanë 21 mijë abonentë. Për periudhën 2018-2020, janë 10.1 miliardë lekë të pambledhura nga faturat e energjisë elektrike. Vitin e kaluar, në OSHEE shkoi edhe një zarf nga Avokatura e Shtetit që njoftonte se duhet të paguante 1.1 miliardë lekë për Energy Financing Team, për gjyqin e humbur në Arbitrazh, pasi po përballet me rritjen e interesave.

Lexo më shumë  Kurti: Shteti nuk mund të mbështetet vetëm në kujtesë individuale, ajo duhet të mbrohet me dokumente

Në fund, KLSH gjeti se OSHEE kompensoi me çmim të lartë një pronar në Kombinat, i cili dorëzoi truallin për ndërtimin një nënstacioni. Kostot e larta të dëmshpërblimit me vlerë 27 milionë lekë, KLSH i gjeti në tenderin e firmosur vjet./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *