13 miliardë lekë dëm në OSHEE, KLSH: Abuzimi me fondet
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shpërdoruar 13 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar. Edhe pse një vit me kufizime, për shkak të pandemisë, një pjesë e fondeve publike, janë abuzime që nuk lidhen me krizën.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka listuar në raportin e Buxhetit Faktik shkeljet dhe dëmin ekonomik që kanë sjellë ato. Nga shitblerja e energjisë elektrike dhe shpërblimet e padrejta, dëmi ekonomik llogaritet 13.2 milionë lekë. Dëmi shtohet me 863 milionë lekë edhe nga gjyqet e humbura me ish-punonjësit dhe përdorimi pa efektivitet i parave për festa pune, leje, udhëtime e dieta.
Por, këto humbje janë të papërfillshme në raport me borxhet që kanë 21 mijë abonentë. Për periudhën 2018-2020, janë 10.1 miliardë lekë të pambledhura nga faturat e energjisë elektrike. Vitin e kaluar, në OSHEE shkoi edhe një zarf nga Avokatura e Shtetit që njoftonte se duhet të paguante 1.1 miliardë lekë për Energy Financing Team, për gjyqin e humbur në Arbitrazh, pasi po përballet me rritjen e interesave.
Në fund, KLSH gjeti se OSHEE kompensoi me çmim të lartë një pronar në Kombinat, i cili dorëzoi truallin për ndërtimin një nënstacioni. Kostot e larta të dëmshpërblimit me vlerë 27 milionë lekë, KLSH i gjeti në tenderin e firmosur vjet./euronews/