KryesoreLajme

1140 vetura me targa ilegale janë konvertuar në RKS që nga 1 nëntori

1140 vetura me targa ilegale janë konvertuar në RKS që nga 1 nëntori, ka bërë të ditur për KOHËN zëvendësdrejtori i Policisë për veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Për konvertimin e veturave në veri, Ministria e Punëve të Brendshme pati thënë se po ndodh pasi që “sot në veri nuk janë më të plotfuqishëm kriminelët si Milan Radojçiq, Llune, Mami, Rusi e të ngjashëm”.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Më 30 tetor, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që pronarëve të automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, t’ua shtyjë afatin për riregjistrim në targa RKS, me benefite financiare, deri më 1 dhjetor të vitit 2023.

Vendimi i ri, parasheh që pas datës 1 dhjetor 2023, pronarët e mjeteve të pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri me datë 21 prill 2022, nuk do të kenë më mundësinë që këto mjete t’i regjistrojnë me targa RKS, të hyjnë apo të qarkullojnë në dhe përmes territorit të Republikës së Kosovës, është thënë nga Qeveria.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?
YouTube player