Bota

11 të arrestuar në Serbi për vendosjen e kokave të derrit para xhamive në Paris

Parisi dhe rajoni i tij janë tronditur nga një akt i paprecedentë urrejtjeje: në 9 shtator, para disa xhamive u gjetën nëntë koka derri, kafshë që konsiderohen të papastra sipas Islamit, duke shkaktuar indignim të gjerë. Autoritetet franceze nisën hetimet, të cilat tashmë kanë çuar në zhvillime të rëndësishme.

Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi më 29 shtator se 11 persona janë arrestuar në Serbi lidhur me këtë rast. Sipas autoriteteve, ata dyshohen për pjesëmarrje në disa operacione në Francë dhe Gjermani që nxisnin urrejtje, duke përfshirë hedhjen e bojës së gjelbër mbi muzeun e Holokaustit, disa sinagoga dhe një restorant hebre, si dhe vendosjen e kokave të derrit pranë objekteve fetare muslimane.

Lexo më shumë  Fluturimet e shumta ruse drejt Teheranit gjatë protestave nxisin dyshime se Irani po transferon arin në Rusi

Personat e arrestuar dyshohet se janë trajnuar nga një tjetër shtetas serb, aktualisht në arrati, i cili vepronte sipas udhëzimeve të një shërbimi të huaj inteligjence, pa u bërë e ditur se për cilin vend bëhet fjalë.

Hetimet filluan menjëherë pas zbulimit të kockave të derrit dhe grupi kriminal dhe policia gjyqësore konfirmuan se ato ishin vendosur nga të huaj që larguan menjëherë nga territori francez, duke treguar një “dëshirë të qartë për të krijuar trazira në vend”, sipas prokurorisë. Prefekti i policisë, Laurent Nuñez, përmendi gjithashtu mundësinë e “veprimeve të ndërhyrjes së huaj”, duke kujtuar incidente të ngjashme të shënuara në vitet e fundit në Paris.

Lexo më shumë  Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e vendit
YouTube player