Kuriozitete

105-vjeçarja që u shërua nga COVID-19 mori dozën e tretë të vaksinës në Itali

Margherita Fiorenza ka lindur në vitin 1916, ka përjetuar dy luftëra botërore, epideminë spanjolle dhe tashmë dhe COVID-19. Margerita Fiorenca, gjyshja nga Roma ka mbushur 105 vjeç vetëm pak ditë më parë.

Nipi i saj shprehet për mediat se pavarësisht moshës ajo është shumë e kthjellët dhe mban mend shumë gjëra të jetës së saj, përfshirë bombardimet dhe jetës si e pastrehë për një farë kohe.

Tani ajo jeton në një azil për të moshuarit, por të afërmit dhe kryebashkiaku kanë shkuar të festojnë ditëlindjen e saj.

Një vit më parë ajo rezultoi pozitive me COVID-19, por nuk u sëmur pasi nuk kishte simptoma.

Gjyshja tashmë ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 dhe mendon se pandemia do të kalojë si çdo gjë tjetër.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *