Lajme

102 vjet më parë u çelën punimet e Parlamentit të parë shqiptar

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujtoi sot 21 prillin e vitit 1921, datë kur u çelën punimet e Parlamentit të parë shqiptar.

Procesi i parë zgjedhor në Shqipëri zgjati disa muaj dhe më 21 prill të vitit 1921 u hapën punimet e Këshillit Kombëtar, Parlamentit të parë në Shqipëri me deputetë të zgjedhur nga populli. Në seancën e parë parlamentare morën pjesë 56 legjislatorë.

Lexo më shumë  Qeveria në Shqipëri dështon të justifikojë me punime pagesat për inceneratorin e Tiranës

Përveç një numri të madh dokumentesh me rëndësi të posaçme për historinë e vendit, në Bibliotekën e Arkivit Qendror Shtetëror mund të gjeni këtë botim me fjalimet e deputetëve që folën në këtë seancë të parë historike që themeloi parlamentarizmin në Shqipëri.

Godina në të cilën u mblodh parlamenti (shih foton), në vitet 1928-1939 u bë “Pallati Mbretëror” dhe sot shërben si seli e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci: Kadetët përfunduan me sukses ‘Kampin e Avancuar 2024’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *