Bota

“100 përplasje luftarake” përgjatë vijës së frontit të Ukrainës në vetëm një ditë – mediat ukrainase sjellin detajet

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 100 përplasje luftarake midis Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës dhe trupave pushtuese ruse në pjesë të ndryshme të frontit.

Këto të dhëna vijnë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, raporton Ukrinform.

“Në 24 orët e fundit u zhvilluan 100 përplasje luftarake. Në total, armiku kreu katër sulme me raketa dhe 110 sulme ajrore,… në pozicionet tona dhe në zonat e populluara”, thuhet në raport, duke shtuar se sulmet vranë dhe plagosën civilë dhe shkaktuan dëme dhe shkatërrim në zonat e banuara.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Në të njëjtën kohë, thuhet se forcat ukrainase po u shkaktojnë humbje trupave pushtuese ruse për sa i përket fuqisë njerëzore dhe pajisjeve, duke “rraskapitur” armikun përgjatë gjithë vijës së frontit.

“Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan një raketë ajrore të drejtuar Kh-59. Forcat tona raketore goditën dy grupime armike, dy pika kontrolli, një sistem artilerie dhe dy depo municionesh”, përfundoi Shtabi i Përgjithshëm.

Këto të dhëna vijnë në kohën kur një propozim rreth luftës në Ukrainë ka ardhur nga kryeministri hungarez Viktor Orban.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Ai sugjeron që Ukraina të shërbejë si një zonë tampon midis NATO-s dhe Rusisë pasi, sipas tij, Moska nuk do ta pranonte kurrë që Ukraina të ishte anëtare e Aleancës.

Në të njëjtën kohë, kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas beson se lufta ruse në Ukrainë do të zgjasë derisa Moska të kuptojë se është e pamundur që ata të fitojnë, prandaj koalicioni i demokracive perëndimore duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, duke i ofruar gjithçka që i nevojitet.

YouTube player