BallinaBota

100 mijë policë në Francë angazhohen për natën e ndërrimit të moteve

Franca ka mobilizuar 100 mijë policë për natën e ndërrimit të moteve me qëllim që të parandalojë tubimet dhe të menaxhojë orën policore, të vendosur për ta luftuar pandeminë e koronavirusit.

Masat shtesë të sigurisë janë zbatuar me qëllim të parandalimit të qarkullimit të madh të veturave, siç ndodh rëndom në natën e fundit të vitit.

Franca ka konfirmuar 2.6 milionë raste të infektimit me koronavirus dhe është e pesta në mesin e vendeve të goditura në botë nga pandemia.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm polak thërret për riarmatim afatgjatë të Evropës

Si çdo vend tjetër evropian, edhe Franca do të ketë festime të heshtura për Vitin e Ri. Angazhimi i policisë pritet të nisë në orën 20.

Në Paris gjysma e linjave të metrove pritet që të mbyllen gjatë mbrëmjeve. Policia është urdhëruar që të shpërndajë ahengjet që mund të organizohen në orët e fundit të vitit 2020, ndërkaq patrullimet janë paralajmëruar që do të jenë shumë të rrepta.

Lexo më shumë  Shtetet baltike bashkohen me Norvegjinë, Finlandën dhe Poloninë për të ndërtuar “murin kundër dronëve të Rusisë”

Rruga Press

YouTube player