“100 ditë me maskë” ja plani i Biden për parandalimin e Covid-19
Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, sa të vijë në detyrë do u kërkojë qytetarëve amerikanë të mbajnë maskën për 100 ditë, për të parandaluar Covid-19.
Ai tha për CNN se besonte se do të kishte një “zvogëlim të ndjeshëm” në rastet me COVID-19 nëse secili qytetar do të mbante maskën.
“Ditën e parë të inaugurimit tim do t’ju kërkojë qytetarëve t’i vendosin maskat për 100 ditë. Vetëm 100 ditë, jo përgjithmonë”– u shpreh ai.
Biden gjithashtu u shpreh se ky vendim do të jetë i vlefshëm edhe për të gjithë punonjësit në të gjitha ndërtesat e qeverisë amerikane.
Deri më tani SHBA-ja ka regjistruar 14.1 milionë raste Covid si dhe 276 mijë viktima.
SHBA-ja aktualisht është zona më e goditur në botë nga situata pandemike